2 Prill 2023

Ketu  janë hedhur 40 milionë lekë për rikonstruksion dhe 530 milionë lekë në total si investim.

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, zbuloi sot një mashtrim të Erjon Veliajt, me qendren kulturore të Baldushkut. Veliaj e ka paraqitur këtë si një sukses dhe investim të rendesishëm. Këlliçi deshmoi sot nga afër, se kemi të bëjmë me një rrënoje dhe rreth 530 milionë të hedhura aty, janë abuzuar, janë shpërdoruar.

Ja denoncimi i Këlliçit:

Përshëndetje të gjithë qytetarëve.

Jam këtu ku kam qenë në datë 1 Nëntor të vitit 2020 ku kam denoncuar farsën e Qendrës Kulturore të Baldushkut.

Duke qenë se sot është dita e 1 Prillit edhe jemi duke çjerrë maskën e propagandës kam ardhur që ta mbyll ditën me një urim të dytë për Kryebashkiakun e Tiranës, Veliajn nga Baldushku.

Çfarë do ju tregoj është diçka shumë interesante është pikërisht që kur vjen nga rruga në ballore e sheh që është gjithçka e lyer bukur, fasada është e pastër, e rregullt, por ajo çka ndodh është realiteti.

Është fasada tjetër, ana tjetër ku nuk duket, ku nuk sheh gjë qytetari i zakonshëm, të lutem kape pak këtë.

Se ka tre vjet që e kam denoncuar dhe vazhdon kështu qendra e Baldushkut, ja kjo është ftyra e vërtetë e Erion Veliajt. Të lutem, shiheni pak, dhe ta garantoj që edhe nga mbrapa është po e njëjta situatë.

Atëherë, me zor po gjenim hyrjen por që të shihni vetë kush është brenda në Qendrën e Kulturës së Baldushkut që ka investuar kryebashkiaku në Tiranë, hajdeni shiheni brenda vetë se si duket, me sytë tuaj.

Kjo është Qendra Kulturore e Baldushkut, 3 vite pasi e kam denoncuar në fakt që nga 1 Nëntor i 2020. Hajdeni këtu, këtu janë hedhur 40 milionë lekë për rikonstruksion dhe 530 milionë lekë në total si investim.

Ky është. Kjo është, që ta shihni, fytyra e vërtetë e investimeve edhe këto janë standardet.

Hajdeni se kemi katin e dytë, urdhëro të lutem kjo ëstë e gjithë qendra ku janë hedhur 530 milionë lekë të taksapaguesve dhe nuk ka lekë për stuudentët, për pensionistët, nuk ka lekë për familjet në nevojë, nuk ka lekë për autobusin. Dhe thonë “ku do i gjen Belind Këlliçi lekët?” këtu janë lekët vetëm këtu mund të kursehen 530milionë lekë, vetëm këtu, këtu janë lekët.

Nuk do vidhet më, kjo do të ndodhë!

Këtu janë të gjithë lekët e taksapaguesve të cilët të rrinë të qetë se pas 14 Majit nuk do të abuzohet më me paratë e tyre me taksat që japin, pasi nuk do të ketë më maskarada të tilla, vjedhje të tilla dhe agbuzime të tilla. Të dashur qytetarë që na ndiqni kam qenë para 3 vitesh këtu në 1 Nëntor 2020 që e kam denoncuar këtë aferë korruptive, këtë rast korruptiv dhe siç e shihni asgjë nuk ka ndodhur dhe nga Qendra Kulturore e rikonstruktuar e Baldushkut sot ju uroj për herë të dytë gëzuar 1 Prillin Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Gëzuar.