15 Maji 2024

Përtej çështjes së incenratorëve, roli i Ballukut po hetohet edhe për tenderat e rrugëve, pasi më herët kujtojmë se është arrestuar në detyre kreu i ARRSH, Evis Berberi, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Për me shume se tre orë zv.kryeministri Belinda Balluku eshte pyetur nga oficere te Byrose Kombetare te Hetimit ne SPAK.

Numri dy i qeverisë është thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ajo po pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës.

Balluku do të japë shpjegime se si janë lëvruar pagesat për inceneratorin e Tiranës, për të cilin janë firmosur të paktën 15 urdhra arresti dhe ndalimi deri më tani.