Bënte jetë të thjeshtë. – Mësuesja italiane i habit të gjithë me testamentin: U lë 25 mln euro…
Bënte jetë të thjeshtë. – Mësuesja italiane i habit të gjithë me testamentin: U lë 25 mln euro…
27 SHKURT 2021
Një mësuese Italiane e dalë në pension, u la më shumë se 25 mln euro spitaleve dhe organizatave bamirëse, duke befasuar fqinjët dhe familjarët e saj në Genova, të cilët nuk e dinin se ishte e pasur.
Profesoresha e letërsisë, Marisa Kavana ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, ndërsa në testament ka përcaktuar se si do të ndahet pasuria që ajo la pas. Kavana kishte menduar për gjithçka para vdekjes, madje kishte lënë një video me të cilën përshëndetej nga miqtë dhe ish-nxënësit e saj.
Shuma të majme parash i ka lënë organizatës “Amnesty International”, spitaleve në Genova, Fondit për hulumtimin e sëmundjeve malinje, organizatës joqeveritare “Miqtë pa kufij” si dhe organizatës “Save the Children” që merret ekskluzivisht me mbrojtjen e fëmijëve.
Kavana nuk ishte martuar kurrë, kishte bërë një jetë modeste larg botës moderne dhe asaj të pasurve, e deri para se të dilte në pension kishte punuar si profesoreshë e letërsisë në një shkollë të mesme.
Vilën ku kishte jetuar, vlera e të cilës kap shumën e rreth tre milionë eurove, sipas testamentit do të shitet dhe paratë e mbledhura do të ndahen për qëllim humanitare.
Gazeta Shqip