Beogradi, “jo” propozimit të Trump: Nuk këmbejmë Kosovën me BE
Beogradi, “jo” propozimit të Trump: Nuk këmbejmë Kosovën me BE
17 shkurt 2019
Beogradi nuk do ta pranojë propozimin e Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kështu shkruan agjencia serbe e lajmeve “Novosti”, sipas së cilës kërkesa i është bërë presidentit Aleksandër Vuçiç në një letër nga homologu amerikan Donald Trump.
Burimit mediatik, që citon zyrtarë serbë, nënvizon se mesazhi “hipokrit” i Shtëpisë së Bardhë dhe platforma e quajtur “skandaloze” e Prishtinës për dialogun, janë një qasje e koordinuar për ta detyruar Serbinë të shkelë në dërrasë të kalbur.
“Me pak fjalë, të njohë një shtet fals brenda vitit dhe në këmbim të sigurojë një anëtarësim të përshpejtuar në BE, si dhe një opsion të hapur për anëtarësimin në NATO”, shkruan agjencia “Novosti” në edicionin e saj online.
v.l/ gazeta: Dita