Beogradi ndalon eksportin e miellit, grurit, misrit dhe vajit
Beogradi ndalon eksportin e miellit, grurit, misrit dhe vajit
Nga OraNews
9 Mars 2022
Presidenti i Serbisë ka shpallur ndalimin e eksportit e grurit, miellit, misrit dhe vajit si masë për të mbajtur nën kontroll situatën e rëndë ekonomike që ka goditur gjithë globin.
Masa e ndalimit pritet që të godasë direkt edhe vendin tonë për shkak të një sasie të madhe mielli që Shqipëria importon nga Serbia.
Të martën edhe Rusia e cila është një nga eksportueset më të mëdha të miellit, ka deklaruar se do të ndërpriste nxjerrjen jashtë të lëndëve të saj të para.
Vendimi i presidentit Putin vjen pas sanksioneve të njëpasnjëshme të perëndimit pas sulmit të Ukrainës në 24 shkurt dhe disa orë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi embargon për naftën dhe gazin rus.