Berat/ Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Sinjë e harruar, monument kulture i kategorisë së parë. –
Berat/ Kisha e “Shën Mërisë” në fshatin Sinjë e harruar, monument kulture i kategorisë së parë. –
Edhe pse është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, kisha e Shën Mërisë në fshatin Sinjë të Beratit është lënë në harresë. Kjo kishë është ndërtuar në shekulli XII-XIII, në zemër të një shpelle, në një terren mjaft të vështirë shkëmbor, ndërsa vlerat që mbart janë mjaft të rralla.
Është monument kulture e kategorisë së parë, por që pas shpallej së saj si e till, kisha e Shën Mërisë në fshatin Sinaj të Beratit nuk ka parë asnjë investim për rehabilitim. Ndrysh njihet edhe Kisha nën shkëmb. Për mirëmbajtjen e saj kujdeset vetëm një një 77 vjeçari i cili shpenzon kursimet dhe lekët e pensionit.
Jani Pjetri, është sot 77 vjeç, jeton në qytetin e Beratit, por me gjithë vitet që mban mbi supe ai kujdeset në mënyrë vullnetare për kishën e fshatit të prindërve të tij. Pas kthimit nga emigrimi në Greqi, Pjetri kthehet në fshatin Sinjë për të parë kishën dhe përballet për herë të parë me gjendjen rrënuar të zonës.
Një shëmb kishte rënë mbi çatinë e kishës, drita nuk kishte, as shkallë, në këtë gjendje e gjeta kishën shtatë vite më parë, dhe vendosa që gjithë kursimet e mija ti investoja për riparimin e saj.
Jani Pjetri, banor i fshatit Sinjë
77-vjeçari Pjetri ka krijuar edhe një shoqatw për mbrojtjen e kishës duke mbledhur të ardhura nga banorët e zonës e më pas ato i ka shfrytëzuar duke ndërtuar pjesë që i shërbejnë kishës.
“Krijova shoqatën në ndihmë të kishës dhe mblodhëm të ardhura të tjera me të cilat bëra shumë riparime”, thotë i moshuari, për të cilën kisha është mjaft e shenjtë, pasi e lidh me kujtimet e prindërve që kanë jetuar në këtë zonë.
Kisha e Shën Mërisë në fshatin Sinjë është një nga ato objektet tipike të shekullit XII-XIII, e ndërtuar në zemër të një shpelle, në një terren mjaft të vështirë shkëmbor, ndërsa vlerat që mbart janë mjaft të rralla.
Kohët e fundit vjedhjet nuk i kanë shpëtuar as kishës së Sinjës, ku mësohet se është grabitur arka ku hidheshin të hollat nga besimtarët dhe një pjesë e kabullit të energjisë elektrike, për këtë Jani bën apel që të gjithë të kujdesen për kishën.
Gazeta Shqiptarja.com