BERATI DHE PIKTURA NE KRAHINEN
E MYZEQESE NE SHEK. XVIII- XIX

Nga: Skënder MIHALÇKA

Monumentet e shumta të artit mesjetar që ruhen në Berat, vështruar në raport me vendin, kohën dhe shoqërinë që i krijoi, reflektojnë vijën artistike të kësj qendre nga shek. XIII- XIV deri në shek. XVII- XIX. Kisha bizantine e Shën Triadhës me mbetjet e fragmenteve të zbuluara nga gëlqerja dëshmon për shijet artistike të fillimit të shek. XIV. Qëndrimi monumental i figurave, forma e përkryer, prirja kasike e këtij arti dhe përmendja e dinjitorit bizantin Andronik Paleologut në afreskun e narteksit të kësaj kishe, e lidh Beratin me Kostandinopolin.

Afreska ngaBerati

Po këta Çetirë, të përbërë nga dy- tri gjenerata piktorësh, kanë pikturuar pothuajse, në të gjitha kishat e Myzeqesë me piktura murore dhe ikona deri në gjysmën e parë të shek. XIX. Rikonstruksioni i bazilikës “Lindja e Shën Mërisë” (1743- 1745) do të shërbejë si model për dekoracionet murore të kishave të tjera si: Libofshë (1782), Vanaj (1795), Karavasta (1797), Bishqethëm (1798), Kozarë (1806) etj. që janë në zemër të Myzeqesë. Këto krijime do të përgjasojnë shumë me programet e asimiluara nga Zografët, Kostandini dhe Athanasi, në kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, krahinë nga e cila ata erdhën.

Afreska ngaBerati

Botuar ne MONUMENTET
2/1990 (40) IMK Tiranë