Beratit i iku nga dora një muze natyre buzë rrugës nacionale, Objekte arkeologjike te zbuluara ne meshire te fatit (edhe te kalamajve). –

Shpella e Xhirxhilesë – ( ndoshta paleoliti vonë ?). -Katundas, Berat.

Nga Ajet Nallbani.
Disa shokë pasionant për trashgiminë, më mundësuan vizitën në “Shpellën e Xhirxhilesë” në fshatin Katundas afër Lumasit. E kisha parë disa herë para ndërhyrjeve dhe kurioziteti mbas punimeve më ngjalli dëshirën të shkoja përsëri.
Pa u marrë me ç’ka është bërë ( punë e specialistave të fushës), aty kishte artifakte, ndoshta të seleksionuara,(nuk janë pa vlerë), dhe si të tilla janë jashtë kujdesit. Çdo keqbërës mund të dëmtoi shumë kollai edhe pse nuk i hynë në punë asgjë. Një portë hekuri e shqyer, nuk mjafton ta sigurojë.

Objekte Arkologjike nga Ekspedit arkeologjike te lena ne meshire te fatit. ?!


Aty mendohet se me artifaktet e gjetura, orë diellore, vatra zjarri, fragment muri etj. ka gjasa për më tej se neoliti ( ndoshta paleoliti vonë ????). Sidoqoftë, kjo shpellë nuk duhet të pësoi fatin e shpellës te Guri Bardhë, që dora barbare dhe injorante brenda pak ditësh, rrafshuan stalaktitet dhe stalagmitet e mrekullueshme. Beratit i iku nga dora një muze natyre buzë rrugës nacionale, kur, Bota i ka me dhjetra apo qindar kilometra larg dhe nuk i dëmtojnë.