“Bëri historinë”, Sali Berisha del me mesazhin e fortë, publikon pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet
“Bëri historinë”, Sali Berisha del me mesazhin e fortë, publikon pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet.
9 SHKURT 2021
Ditën e djeshme përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi.
Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daciq, Kamberi vazhdoi të ngrejë zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Lidhur me këto pamjet nga parlamenti serb që po qarkullojnë me shpejtësi, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan Berisha:
“Deputeti shqiptar Shuaip Kamberi ben historine!
Ai mban fjalim shqip ne strofullen e albanofobise, parlamentin e Serbise. Albanofobi i damkosur Ivica Daçiç kryetar parlamenti, ne nje akt intolerance dhe albanifobie kerkon me kot ti ndreprese fjalen deputetit shqiptar.
Fjalimin e tij shqip deputeti Kamberi e mbajti per te denuar vendimin racist te gjykates serbomadhe te Beogradit, e cila nuk denoi ministrin gangster Vulin per perdorimin me qellime fyese te cilsorit shqiptarci.
Pershendes perzemersisht deputetin Kamberi dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimet raciste antishqiptare te serbomedhenjve te Beogradit.
Ketu me poshte keni fjalimin e deputetit shqiptar Shuaip Kamberi ne parlamentin e Beogradit. sb
VIDEO E PLOTE – Fjalimi i parë shqip në Kuvendin e Serbisë, Kamberi ja thotë shqip Ivica Daçiçit: Nuk ju përulem”.
Gazeta Sot