Bëri marrëveshje të fshehtë për vaksinën ‘Sputnik’, vjen dorëheqja e papritur e kryeministrit
Bëri marrëveshje të fshehtë për vaksinën ‘Sputnik’, vjen dorëheqja e papritur e kryeministrit
30 MARS 2021
Blerja e vaksinës ruse ka sjellë tensione dhe krizë politike në Sllovaki, teksa kryeministri i këtij vendi, Igor Matoviç, i cili u zgjodh një vit më parë, mëzohet se ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga posti i tij. Ky vendim ka ardhur në përpjekje për të zgjidhur krizën politike të vendit. Dorëheqjen e Igor Matoviç e ka konfirmuar presidentja Zuzana Caputova.
Ndërkohë për formimi n e një qeverie të re është ngarkuar ish zëvendës-kryeministri dhe ministri i financave, Eduard Heger. Kujtojmë që Matoviq mori përgjegjësi për aprovimin e vendimit për blerjen në mënyrë sekrete dhe përdorimin e vaksinës “Sputnik V” në nivel kombëtar, pa autorizimin e Agjencisë Europiane të Barnave.
Kriza politike brenda koalicionit të brishtë shpërtheu 3 javë më parë kur në dritë doli një marrëveshje sekrete për blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës ruse. Dorëheqja e Matoviç u bë e ditur nga vetë ai.
Gazeta Sot