
Berisha akuza Ballës: – Është anëtar kryesor i grupit kriminal “Toyota Yaris” dhe Suel Çelës, por lihet i lirë të bëjë fushatë
21 Prill 2025
Në sirtarët e prokurorëve të SPAK është edhe dosja e Taulant Ballës, i cili akuzohet si anëtar kryesor të bandës “Toyota Yaris” dhe të Suel Çelës.
Dosjet e Ballës -tha Berisha- nuk hetohen, por “ai lihet i lirë të bëjë fushatë”.
“Ftoj çdo qytetar të pyes Skapin e partisë: Pse Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimit të tij. Kur ata disponojnë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupi kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës dhe grupit kriminal të Bajrave”, tha lideri i PD-së.
Pjese nga fjala e Sali Berishes
Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë.
Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare.
Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt.
Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike.
Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.
Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve.