Berisha bën akuza të forta: – McGonigal dhe përfaqësues të maxhorancës kanë bërë orgjira në lokalet e Tiranës. – Janë të fotografuar
10 Shkurt 2023
Kryetari i PD-se Sali Berisha ka bërë akuza të forta për aktivitetin e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal në Shqipëri.
Ai u shpreh se ai është fotografuar bashkë me përfaqësues të maxhorancës duke bërë origjira në disa lokale nate në Tiranë.
“McGonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në night clube dhe lokale gjysmë në errësirë në Tiranë. Janë të fotografuara. A publikohen fotot apo jo, por kjo që them është e sigurt. Ka një hetim ndërkombëtar tani, Ne do e japim kontributin tonë, Komisioni do hetojë çdo akt.
Të gjitha takimet e McGonigal me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Velinë. Çdo takim të tij. Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij. Rrethanat tregojnë qartë se vetëm në rast se kanë qenë budallenj rusët se ndryshe ky nuk kishte si të mos jetë një agjent i atij vendi. Po përpiqen të stisin variantin se paratë i ka paguar Duçka sipas këtij variant përmes një shtetasi turk.
Janë përpjekje nga më të ndryshmet për të shpëtuar nga rryma që po i merr. Dhe thuhet se ky shtetas ia ka dhënë Agron Nezës me porosi të Duçkës. Se Duçka është njeriu më i afërt i Edi Ramës. Duçka është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, deklaroi ai.
Gazeta Panorama