31 Maji 2024

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një tjetër denoncim për skandalet e shumta të Bashkisë së Matit.

Këtë herë qytetari dixhital denoncon se kjo bashki ka tenderuar tre herë një ujësjellës me vlerë 10 milionë euro për disa fshatra, por ujë nuk ka.

DENONCIMI I BERISHËS

Bashkia Mat ka tenderuar tre herë ujësjellësin 10 milionë euro, por deri sot gjurmë të tij nuk ekzistojnë. Epidemia “Veliaj” e përhapur në çdo bashki të Rilindjes.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor, Bashkia e Matit ka tenderuar 3 herë ndërtimin e ujësjellësit për fshatrat e Njësisë Administrative Derjan dhe Rukaj dhe nuk është shtruar asnjë metër tub, asnjë pikë ujë nuk ka shkuar te banorët, ndërkohë paratë nuk dihet ku kanë përfunduar! Banoret vazhdojnë të mbushin ujë me gomar. Janë afro 10 milionë euro të kontraktuara, edhe pse asnjë banor i vetëm nuk është furnizuar me ujë!