![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/mediu-berisha.jpg?fit=768%2C427&ssl=1)
Berisha drejt heqjes së non gratës? Mediu: Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar që…
14 Shkurt 2025
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, ka komentuar çështjen e non gratës për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai ka shprehur mendimin se Berisha do të kërkojë heqjen e sanksionit, duke theksuar se ai e konsideron këtë vendim pa baza dhe pa fakte.
Mediu shtoi se funksionarë të lartë në Uashington kanë kërkuar verifikimin e fakteve lidhur me sanksionin ndaj Berishës dhe se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me LaCivita-n, por mund të ketë edhe rrugë të tjera për t’u shqyrtuar.
‘Sali Berisha do kërkojë që të hiqet non grata për të, sepse sanksioni është pa baza dhe pa fakte, që kështu të mund të krijojë raporte normale me diplomatët amerikanë. Nuk ka të bëjë vetëm me LaCivita-n, por ka edhe rrugë të tjera.
Për më tepër funksionarë të lartë në Uashington kanë kërkuar që të verifikohen faktet për sanksionimin që mund t’i jetë bërë Sali Berishës’, tha Mediu.