Berisha fjalim nga ballkoni
3 Janar 2024
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe pse në ‘arrest shtëpie’ nga dritarja e ballkonit ka mbajtur fjalën e tij në protestën e zhvilluar në mbështetje të tij.
Ai tha se deri më sot nuk ka kumunikuar me demokratët për shkak të një gjendje gripale që ka pasur.
“Të dashur demokratë e demokrate, vëllezër e motra një përshëndetje për ju që keni ardhur në këtë protestë, por dhe demokratëve kudo që janë. Nga zemra ju uroj sukses në betejën tonë pa kthim. O sot o kurrë. Mirësevini! Këto ditë nuk kemi pasu një komunikim zanor me ju. Ju garantoj se nuk ka qenë vendimi i Ramës që ka ndërprerë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale që nuk duhej të rëndphej. Ajo kaloi shkëlqyeshëm.
Miqetë e mi! Edi Rama në traditën e të atit të tij xhelat që firmosi për vrasjen e fjalës së lirë. Do t;ju them një gjë. Kemi dy Kushtetuta, Kushtetutë supreme dhe ndërgjegjen tonë, njëra hyjnore e tjetra tokësore.
Ju garantoj se Sali berisha do të bëjë vetëm atë që është në interesin tuaj, të demokratëve, të Shqipërisë. Nuk ka prokuror që mund të mohojë lirinë e shprehejes.”, tha Berisha./ CNA