Berisha i bën ftesën e papritur Ramës: – Të enjten në Kuvend të miratojmë…rritjen e pagave që ai ka premtuar.
8 Maji 2023
Kryetari i PD-se Berisha në fjalën e tij tha se kryeministri Rama e ka bllokuar vetë në parlament rritjen e pagave dhe pensioneve, përmes një marrëveshjeje me Alibeajn
Berisha ftoi kryeministrin, që të mbledhin me urgjencë parlamentin të enjten dhe të bashkëpunojnë për rritjen e pagave që ai ka premtuar.
“Jam zotuar që të mos merrem me fjalorin e tij koprolalik, por të merrem me problemet e mëdha që ky regjim u ka krijuar qytetarëve, të merrem me paraqitjen e alternativës tonë, këtë po bëjnë të gjithë kandidatët tanë.
Kemi ftuar dhe ftojmë gjithnjë për ballafaqime televizive apo edhe në shesh për transparencë dhe në interesin më të madh të zgjedhësve shqiptarë.
Por unë jam sot këtu për t’i shkurtuar këmbët mashtrimit të paskrupullt të tij me rrogat dhe pensionet.
Edi Rama, për herë të parë pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë se ngrirja e rrogave dhe rritja e tmerrshme e çmimeve i zhyti shqiptarët në një varfëri të frikshme, që i detyrona të largohen masivisht nga Shqipëria, lëshoi një seri premtimesh për rritje rrogash.
Ndër të tjera paraqiti në parlament një ligj ku parashikohej rritja e rrogës mesatare 900 euro.
Krytari i PD-se Sali Berisha mbajti këtë të hënë një konferencë për mediat, ku i kërkoi publikisht kryeministri Rama që të miratojnë rritjen e rrogave dhe pensioneve të enjten në parlament.