Berisha merr fjalën në parlament, kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën: Të hetohen krerët e “Meduzës” për pastrim parash
Berisha merr fjalën në parlament, kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën: Të hetohen krerët e “Meduzës” për pastrim parash
27 Janar 2022
Ish-kryeministri Sali Berisha, kërkoi nga salla e parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor për përfshirjen e kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në procesin e pastrimit të parave.
Berisha gjatë fjalë së tij u shpreh kundër ligjit që po diskutohet në parlament mbi rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe u shpreh se është e nevojshme që lufta për pastrimin e parave ta nis punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.
“Mendoj se parlamenti duhet të ndalet, me dy krerët e “Meduzës” së larjes së parave, kreun e Meduzës Edvin Kristaq Rama për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë të cilën nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava, për pastrimin e parave i cili mbylli çështjen në prokurori.
Nëse ne duhet të bëhemi serioz në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizimin, duhet të vendosim në hetim të plotë si kreun e “Meduzës” ashtu edhe Lul Bravës. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve me bashkëpunëtorët e tyre.
3 orë protestuan ata për shtëpitë e tyre përpara larësit të parave dhe nuk foli askush gjysëm fjale. Kleptokracia nuk ka zemër, ka para dhe vetëm vjedhje parash, ndaj gjykoj që këto ligje të ridimesionohen. Një Komision Hetimor është i nevojshëm për kreun e “Meduzës” dhe Lul Bravës. Më mirë është parlamenti ta bëj këtë gjë”- tha Berisha.
Gazeta Panorama