Berisha në Kongresin e CDU-së në Berlin, ndan pamje nga takimet me zyrtarët Europian
4 Shkurt 2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarë evropianë gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin. Gjatë vizitës, Berisha u takua me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.
Politikani zhvilloi takime me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner. Kjo shënon vizitën e parë jashtë Shqipërisë për Berishën që nga heqja e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.