Berisha nxjerr ‘blof’ Ramën: – Lideri global i 1 prillit u përpoq të përgënjështrojë Kurtin me dorëzimin e draftit të Asosacionit në Bruksel, vetëm për të justifikuar refuzimin e Vuçiçit
2 Nentor 2023
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me draftin e propozuar nga kryeministri Rama për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas Berishës, Albin Kurti një javë më parë pranoi kërkesën e liderëve të BE, ndërsa Vuçiç thotë ai u tregua tinzar, madje ka thirrur në ndihmë edhe argatin e tij në Tiranë.
Berisha thotë se në ate kohë draftin e Ramës për Asocacionin e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç.
“Qëllimi i deklaratës së djeshme të Edi Ramës ishte vetëm një: të justifikojë refuzimin e Vuçiçit për draftin e Asocacionit si draft i Tiranës dhe ky është shërbimi i rradhës që argati i bën padronit të tij”, thuhet në reagimin e Berishës.
Vuçiçi, argati i tij, apo lideri global i 1 prillit.
Miq, një javë më parë në Bruksel udhëheqësit më të lartë të BE thirrën Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin Serbomadh Vuçiç, të cilëve ju kërkuan: Kurti të miratojë sipas draftit që paraqitën krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Vuçiç të njohë de facto Kosovën.
Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e tyre kurse Vuçiç e refuzoi atë. Por si tinzar sapo u kthye në Beograd për t’i shpëtuar presioneve si gjithnjë, shpalli zgjedhjet parlamentare për të forcuar pushtetin e tij putinist.
Pas kësaj ai thirri në ndihmë argatin e tij në Tiranë, i cili si lider global i 1 prillit një javë pas takimit të Brukselit deklaroi se drafti i Asocacionit dorëzuar Kurtit në Bruksel ishte ai që muaj më parë ju kishte dërguar udhëheqësve europian. Mirëpo në atë kohë draftin e tij për Asocacionin në të vërtetë e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç.
Por sot ky pohim i liderit global të 1 prillit u përgënjeshtrua nga Prishtina. Pra ky ishte bllofi i tij i rradhës. Këtu nuk ka asgjë të re. Po jo! Qëllimi i deklaratës së djeshme të Edi Ramës ishte vetëm një: Të justifikojë refuzimin e Vuçiçit për draftin e Asocacionit si draft i Tiranës dhe ky është shërbimi i rradhës që argati i bën padronit të tij! #sb.
Nga Gazeta Sot