Berisha paralajmëron protesta të fuqishme

22 TETOR 2021

Nga Berati, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se demokratët duhet të përgatitet për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë kurrë më parë.

Ai tha se Rama ka marrë peng Bashën, pasi ky i fundit ka braktisur demokratët dhe ka frikë që t’i takojë ata.

“Do të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë kurrë më parë. Nuk rrimë në popull i dhunuar, nuk meritojmë të jemi votë-vjedhur. Ne jemi qytetarë të lirë. Tani për tani, Rama ka marrë peng Bashën. Ai pasi u zgjodh harroi çdo interes tuajin dhe e ka kapur një frikë nga të gjithë ju, prandaj nuk jua takon.

Paraqet takimet tona si anti-amerikane kur ato janë pro-amerikane dhe të tilla do të mbeten. Këto foltore kanë qëllim që të mbrojnë sovranitetin e forcës tonë politike, se përndryshe jemi fasadë dhe kurrë nuk vijmë në pushtet”, tha Berisha.

Gazeta Sot