Berisha paralajmëron Ramën: – Mos tento të shkatërrosh partinë duke e përjashtuar nga zgjedhjet, do të fshi nga faqja e dheut
3 Mars 2023
Opozita është duke mbajtur një protestë masive para Kryeministrisë, ku ish kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama nuk do arrijë të shkatërrojë PD-në dhe se do jetë ai i cili do largohet nga pushteti.
Berisha nga podiumi i protestës tha se PD nuk do përjashtohet nga zgjedhjet, ndërsa revolucioni i saj do vazhdojë deri në shpëtimin e vendit.
“10 mijë dollarë dreka, janë vjedhje xhepi për këtë, se vjedhjet e tjera janë qindra herë më të mëdha. firmos 420 mln euro për djegësa që nuk ekzistojnë. Vjedhja e së ardhmes, është akti më makabër. Në këto 10 vite u larguan shqiptarët, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë që kanë ikur jashtë. Me këto ritme Shqipëria shkon drejt zhdukjes, dhe ky mendon se do të jetoj diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’u thënë se; Edi Rama sot ke para, banka, por me asgjë nuk mundesh kurrë që të mposhtët idealet e këtyre qytetarëve. Idealet e këtij revolucioni. Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtën, votën dhe çdo gjë dhe e ktheu në sektin e rilindjes. Ai kërkon që të asgjësojë PD. Mendon se do e përjashtojë nga zgjedhjet, por Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria. Ne jemi këtu sa të jetë toka, nuk do të lëvizim kurrë. Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, të shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”, tha Berisha.
Gazeta Shqiptare