![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/02/800-0-901a2a807f1ae6030f403e65ff4bf00f.jpeg?fit=800%2C420&ssl=1)
Berisha paralajmëron Ramën: – Në Surrel do bëhet…
16 Shkurt 2023
Mocioni me debat i opozitës me kryeministrin Rama do të zhvillohet në Surrel, nëse kryeministri nuk paraqitet në Kuvend.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i PD-së Sali Berishas para protestuesëve.
“Le të betohemi këtu, në emrë të të gjtihë atyre që përfaqësojmë, ai mocion po nuk u bë në parlament do të bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë, kështjella e të keqes është Surreli, ne do shkojmë atje ku struket ai.
Paqësisht do tja numërojmë të gjitha pikat e mocionit. Po doli të japë përgjigje mirë, po s’doli të rrijë aty. Por Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë aty dhe i themi kemi 13 pyetje o Sulltan,” tha ai.
Gazeta Sot