![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/sali-berisha-2-1.jpg?fit=1300%2C866&ssl=1)
Berisha: PD e vetmja forcë që përmbys diktaturën e Enver Hoxhës dhe narkodiktaturën e bastardit, Edi Rama
8 Shkurt 2025
Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot përpara selisë së Partisë Demokratike në kuadër të protestës kombëtare të lajmëruar nga opozita.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe akuzat ndaj ish-zyrtarëve të lartë për korrupsion.
Me grumbullimin e deputetëve dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe fjalimet nga foltorja poshtë zyrës së Ramës.
Protestën e opozitës do ta përshëndeste edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili tha se historia e deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura njëra pas tjetrës.
FJALA E BERISHËS
Të dashur qytetare dhe qytetarë, shqiptare dhe shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri, jashtë saj dhe kudo në botë.
E nis fjalën time me një përulje para jush, me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët dhe opozitarët. Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak.
Vetëm një vit më parë, në shkurtin e kaluar, ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën.
Dhe unë, fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv, i burgosur politik. Por në atë protestë ne hodhëm themelet e çdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi.
Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si Feniksi dhe se ata që menduan se do na mposhtin ne, dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur! Ne jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam.
Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë kauzë të drejtë. Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë vlerat më të arrira të njeriut, mbrojmë lirinë, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor familjen, kombin.
Ndaj dhe vijmë sot këtu si opozitë e të pamundurës e bën të mundur. Si PD që të pamundurat i bën të mundura. Sot kemi vulë dhe flamur. Sot jemi më të bashkuar se kurrë. Sot, me tre rezoluta ndërkombëtare, jemi forca politike më e përkrahur.
Sot, jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën. Do fitojmë! Historia e deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura njëra pas tjetrës.
Diktaturën staliniste të Enver Hoxhës dhe narkodiktaturën e bastardit të bllokut komunist, Edi Ramës.
Asgjë nuk marrim ne si dhuratë. Ne gjithçka meritojmë me betejën tonë. Rroftë PD, nderim qëndrestarëve opozitarë. Miqtë e mi, përsëri krimi dhe bota e tij është kundër nesh. Prokuroria politike dhe gjykatat e narkoshtetit janë kundër nesh.
Por ne përsëri qëndrojmë të pamposhtur. Ne përsëri qëndrojmë të sigurt në fitoren tonë.
Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasaardhësit të xhelatit komunist, xhelatit që firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Rramës dhe motrës së njerëzimit Xhorxh Soros, të Shqipërisë pa opozitë.
Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua, duke menduar ky kriminel se do tmerronte opozitën.
Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros, deputeti ynë i ri, Ervin Salianji, martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball dhëmb për dhëmb me klanin mafioz më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit, Europës, klanin Rama-Xhafaj. Menduan se do të na trembnin. Por gabuan rëndë.
Ja ku e kemi ne 200 metra tutje prijësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i lirisë. Jo mor jo, përkundrazi do mjerohen ata që mund të mendojnë të na trembin ne.
Të dashur miq, pak ditë më parë unë isha në Berlin. Mora pjesë në kongresin e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Europë, bashkimit kristian demokrat gjerman CDU. Atje shtrëngova duart përzemërsisht me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë. Takova miq të hershëm. Takova miq të rinj. Ata mezi po presin fitoren e PD-së për të ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer midis dy vendeve.
Unë u zotova solemnisht se nga Shqipëria, zero eksport refugjatësh dhe krimi në Europë. Ky është zotimi ynë, zero tolerancë.