Berisha plas deklaraten “bombë”: Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës
2 Nentor 2023
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me Kryeministrin Edi Rama, të mbështetur në prova. Berisha tha para mediave sot se “kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës.”
“Nuk ka gjë më të thjeshtë: rikthe të drejtat kushtetuese të opozitës, – shpjegoi Berisha lidhur me protestën që po bëjnë deputetët e opozitës në Kuvend. – Ua lexova para dy ditësh se është detyrim kushtetues ngritja e komisioneve hetimore parlamentare.
Objektet i kemi përcaktuar, objekti është ligji i konfliktit të interesit. Po kjo e përvëlon Edi Ramën. Është ligji i TIMS-it. Kjo e djeg Edi Ramën, e djeg Taulant Ballën, e djeg Olsi Ramën.
A e doni të dini ju? Kam dokumentet e 6 kalimeve me makinën e transportit të drogës të Edi Ramës në grupin e Xibrakës. I kam të TIMS, le të modifikojë sa të dojë Taulant Balla.
Po këto nuk i pranojnë ata, se janë në këtë vorbull. Për këtë jemi ne, për të hetuar njëri-tjetrin. Dhe këto komisione le të shtrihen te të gjithë. Zbatimi i ligjit të konfliktit të interesit të shtrihet te kryeministri, te të gjithë.”
Gazeta Sot