Berisha pret deputetët konservatorë britanikë në seli: – Vota e diasporës, kyçe për ndryshimin në Shqipëri
31 Janar 2025
Kryetari i PD Sali Berisha priti dje në selinë blu, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.
Biseda u përqendrua te vështirësitë, që sipas kreut të PD ka sjellë keqqeverisja dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë në vend, dhe domosdoshmëria e rrotacionit politik.
“Berisha informoi deputetet britanike për përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe për shpopullimin drastik te vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës.
Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërie theksoi kryetari i PD.
Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.
Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri’, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PD.