11 Prill 2025

Berisha: 30 dite kanë mbetur. Le të harrojmë lodhjen.  Të lëmë mënjanë gjumin, dëfrimin, të gjithë në fushatë nga mëngjesi në darkë.

Kjo është rruga drejt fitores, rruga duke trokitur në çdo zemër dhe mendje, duke takuar çdo të njohur dhe të panjohur, të bindur se Shqipëria madhështore nuk është program për pushtetin e PD, por projekt për çdo shqiptar.

Kërkojmë që Shqipërinë ta bëjmë të jetueshme. Të krenohet me prodhimin e saj. Të rinjtë të krijojnë ëndrrën në Shqipëri, jo të ikin.

Ndaj edhe le të bëjmë këtë muaj, muajin e përpjekjes së jetës tonë.

Të vendimeve më të rëndësishme të jetës tonë. Për ti dhënë Shqipërisë fitoren. Më 12 maj të mblidhemi në këtë shesh për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë që meritojmë.

11 maji është dita e votës së lirë. Sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien në të gjithë Europën. Një javë në mbarë Europën u gozhdua Edi Rama, narkoshteti.

I them Edi Ramës, mos prek votën se në mënyrë absolute mbi tokë vend nuk do të kesh. Jo! Largohu me votë se i ke bërë të këqija të mëdha këtij vendi. Po ikën me turp se keqja më e madhe e këtij kombi, pas Enver Hoxhës.