
Berisha së shpejti drejt SHBA?
20 Shkurt 2025
Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në një studio televizive, tha se po përflitet që në korridoret e politikës dhe medias që do të ketë një ftesë për zotin Berisha nga SHBA. Sipas Kalemajt, nëse Berisha takon Rubion, automatikisht non grata e tij bie.
I ndalur tek fushata politike, Kalemaj tha se ka parti të rehat të cilat pretendojnë se po garojnë në emër të SPAK, gjë që është një absurditet i politikës shqiptare.
“Fushata nuk duhet të bëhet pro SPAK, kundër SPAK. SPAK nuk është as parti politike, nuk garon në këto zgjedhje dhe nuk duhet të përdoret politikisht se kemi dhe forca të reja politike të cilat pretendojnë të garojnë në emër të SPAK-ut dhe kjo është një tjetër absurditet i politikës shqiptare.
Opozita shqiptare apo PD si lokomotiva e opozitës është shumë më mirë sesa ishte 4-5 muaj më parë. Arsyeja e parë është koagulimi i aseteve opozitare rreth e rrotull këtij boshti të udhëhequr tashmë nga PD-ja e unifikuar. E dyta është fakti që duke vazhduar me procesin e primareve energjizon burime njerëzore brenda partisë që deri dje ishin të fjetur dhe të tërhequr. Dhe nëse arrin të nxjerrë në Tiranë 250 mijë vota të munguara nga zgjedhjet e fundit krijon një situatë më optimiste për rotacionin e pushtetit. E treta, situata gjeopolitike që ka ndryshuar me zgjedhjen e Trump në SHBA po jep jehonë në të gjitha pjesët e tjera të botës. Kur dha në Gjermani që ra qeveria 9 muaj para afatit, pritshmëria është dhe në Shqipëri, aq më tepër që strategu i fushatës së Trump, LaCivita është kontraktuar nga PD. Opozita ka dhe gjëra të tjera që duhet të adresojë.
Përflitet në korridoret e politikës dhe medias që do të ketë një ftesë për zotin Berisha nga SHBA. Se kë do të takojë Berisha, nëse ai takon Marco Rubion se të takosh Trump-in është gati e pamundur jo vetëm për Berishën, por pjesën dërrmuesve të liderëve në botë. Vetëm Meloni dhe Milei u ftuan në inaugurimin e tij, nëse do takonte Rubion mund të themi që automatikisht non grata ka rënë.”
Po ashtu Kalemaj tha se nëse do të ketë fletëthirrje për Rama për zgjedhjeve, ky fakt do i hapte rrugë rotacionit të pushtetit.
“Nëse do të ketë fletëthirrje për Ramën para zgjedhjeve, kjo e ndryshon komplet ekuacionin dhe i hap rrugë rotacionin të pushtetit.”