Berisha ‘sfidon’ hapur kryeministrin Rama
Berisha ‘sfidon’ hapur kryeministrin Rama
10 GUSHT 2020
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se aksi Kardhiq-Delvinë duhet të kishte përfunduar në vitin 2014, pasi punimet dhe loti i parë përfundoi gjatë qeverisjes së tij.
Berisha thotë se lotin e parë të këtij aksi e ka bërë për 7 muaj dhe me një vlerë prej 5,1 milion euro ndryshe nga Rama që për lotin e dytë janë paguar 22 milion euro dhe do të ndërtohet për 22 muaj.
Ish-kryeministri ka postuar edhe një foto të vjetër nga inagurimi i fillimit të punimeve ku shfaqet krah ish ministrit të ndjerë Sokol Olldashi.
Postimi i plotë:
Rruga Karrdhiq – Delvine, histori tjeter vjedhje dhe mashtrimi e Edvin Hajdutit!
Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi nje segment te rruges Kardhiq – Delvine, e cila duhej te perfundonte ne vitin 2014 por qe u shnderrua ne histori vjedhje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit te perfundimit nuk eshte ndertuar as gjysma e saj.
Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi ate deri ne vitin 2018 dhe ju rikthye me nje skeme vjedhjesh te hatashme.
Keshtu, ne rast se loti i pare prej 7 km perfundoi brenda 7 muajve ne vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe perveç kesaj u hap traseja dhe ne 8 km te tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi ne vitin 2018 lotin e dyte prej 7 km por ne nje akt vjedhje te paster me cmim te katerfishte, 22 milione euro dhe afat kohor per tu ndertuar jo per 7 por per 24 muaj.
Ketu me poshte keni statusin e denoncimit nga une te vjedhjes se madhe qe po behet me rrugen Kardhiq – Delvine! sb
http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=6952
Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!
Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.
Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.
Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,
Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! Sb
Gazeta Sot