17 Prill 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha është optimist për fitoren e demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Duke folur në konferencën me gazetarët mesditën e kësaj të enjteje në selinë blu, Berisha tha se sondazhet e PD tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtarë absolut janë demokratët.

‘Partia e kthimit kthehet në vitin 1992’, u shpreh Berisha.

Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD, dhe me zgjedhje të lira, partia e kthimit kthehet në vitin 1992.