Screenshot

23 Shkurt 2025

Pas takimit madhështor me diasporën në Parma të Italisë, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha do të marrë pjesë këtë të diele në një takim tjetër të rëndësishëm.

Kësaj radhë do të jetë Athina që do presë kreun e opozitës shqiptare ku ai do të shpalosë para shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendin fqinj programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Njoftimin për takimin e ka ndarë vetë kreu demokrat në një postim në faqen tij në facebook.

Mesazhi:

Nesër na pret një tjetër takim madhështor me diasporën shqiptare, Athinë, Greqi.

Datë 23 Shkurt

Ora 18:00

Athinë, Greqi

STADIUMI PAQE DHE MIQËSI, SALLA: MELINA MERKURI, Neo Faliro

DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN