“Berisha u arrestua nga Rama”. – Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat e bujshme: – Blinken shërbeu për të…
22 Shkurt 2024
Edhe gazetari shqiptaro amerikan Peter Lucas vizita e sekretarit amerikan Antony Blinken, ka shërbyer për të eklipsuar aferën e Edi Ramës me Charles McGonigal.
Në një koment në gazetën amerikane Boston Hearld, Lucas thekson se kjo vizitë simbolizonte gjithashtu miratimin e Blinken për vendimin e Ramës për të arrestuar Berishën.
Gazetari shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, ka komentuar viztën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Tiranë, e cila sipas tij shërbeu për të eklipsuar aferën e Edi Ramës me Charles McGonigal.
Në një artikull për gazetën e madhe amerikane “Boston Hearld” , Peter Lucas shkruan se kjo vizitë simbolizonte gjithashtu miratimin e Blinken për vendimin e Ramës për të arrestuar Berishën.
“Ndalesa e shkurtër e Blinken në Tiranë, gjatë rrugës për në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, shërbeu si një shpërqendrim i madh për marrëdhënien McGonigal/Rama dhe dënimin e McGonigal. Rama mirënjohës e priti Blinken sikur të ishte kryetar shteti.
Vizita simbolizonte gjithashtu miratimin e Blinken për vendimin e Ramës për të arrestuar Berishën dhe për të gjymtuar fushatën e tij.
Pyetja pa përgjigje është: Nga erdhi pagesa prej 225 mijë dollarësh për McGonigal dhe për çfarë shërbente?
Gazetari Peter Lucas thekson se ashtu si Joe Biden, Edi Rama me ndihmën e Blinken po sigurohet që kundërshtari i tij të bëjë fushatë i izoluar.
Gazeta Sot