Besa Shahini braktisi Komisionin Parlamentar, opozita mbledh firmat dhe merr vendimin urgjent. –

30/01/2019.

Pas largimit të Shahinit, anëtarët e opozitës në Komision kërkojnë rikthimin e saj në interpelancë. Ata kërkojnë që ministrja Besa Shahini të rikthehet në komision në orën 15:00 dhe për këtë gjë ata po mbledhin firmat.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini e cila ndodhej në interpelancë në Komisionin e Edukimit lidhur me çështjen e studentëve, të cilët vijojnë protestat dhe bojkotin e mësimit, Shahini nuk u ka dhënë përgjigje pyetjeve, ndërsa është shprehur se do t’u përgjigjet atyre me shkrim.

Kryetarja e Komisionit deputetja demokrate Albana Vokshi, e ka quajtur si antiligjore largimin e ministres pa u përgjigjur pyetjeve të anëtarëve.

Sipas saj kjo ka ndodhur për shkak se Edi Rama u ka kërkuar ministrave të largohen nga Komisioni.

Ajo tha: “Edi Rama të mos i kërkojë ministrave të braktisin komisionin. Do vë në dijeni ndërkombëtarët për këtë situatë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/