Besa Shahini

Besa Shahini braktisi takimin, studentët – ministres: Turp, turp! –

1 shkurt 2019

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka braktisur takimin me Senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi këta të fundit kërkuan praninë e mediave.

Ky ka qenë shkaku që ka detyruar ministren të lë takimin. Takimi po mbahej në bibliotekën e universitetit, ndërsa veprimin e saj studentët e quajtën të turpshëm.

Për këtë ka reaguar edhe ministrja, e cila përmes një posti në rrjetin social “Twitter” është shprehur se studentët i kishin kërkuar takim dhe sipas saj ishte rënë dakord  me ta që të bëhej pa praninë e mediave.

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan Besa Shahini.

o.j/dita