Besimi në ekonomi, i ulët. – “Konsumatorët s’ndihmohen me rritjen e pagave. Nuk po rritet punësimi”
Besimi në ekonomi, i ulët. – “Konsumatorët s’ndihmohen me rritjen e pagave. Nuk po rritet punësimi”
16 GUSHT 2021
Qytetarët janë më të stepur dhe më pesimistë lidhur me gjendjen e ekonomisë dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Këtë e konfirmon edhe vrojtimi i fundit i bankës qendrore, sipas të cilit indeksi i besimit konsumator vijon të qëndrojë nën mesataren historike edhe në korrik.
Eksperti Klodian Muço shpjegon se kjo lidhet kryesisht me pasiguritë e pandemisë që mund të sjellë të tjera kufizime duke ndikuar në buxhetet e tyre.
“Sa i përket konsumit, tregon se situata e qytetarëve shqiptarë nuk ka ndryshuar dhe duket sikur vazhdon akoma ajo pjesa se çfarë do të ndodhë nesër. Konsumatorët nuk janë ndihmuar me rritje pagash, nuk kemi arritur ende nivelin e punësimit që kishim para tërmetit të 2019.
Ndryshe nga qytetarët, bizneset paraqiten më optimiste me pritshmëritë e tyre, dukuri që sipas ekspertit Muço lidhet me këto faktorë.
“Pjesa e besimit të bizneseve po ndihmohet si nga shpenzimet publike, si nga kërkesat nga jashtë. Në 2021 qeveria ka kapur nivele rekord për investime publike, pasi është injektuar shumë likuiditet në ekonomi që shpërndahet nëpër sektorë.”
Eksperti Muço bën apel për riorientim fondesh dhe ndihmë direkte ndaj bizneseve në mënyrë që të nxitet punësimi, që po shfaq dobësi të mëdha dhe po rikuperohet me ritme të ngadalta.
Top Channel