Besnik Mustafaj: – Jam shumë i shqetësuar për atë që do të ndodhë nesër. Pse pritet një vjeshtë e vështirë…

29 Korrik 2020

FacebookWhatsAppTwitterEm

Ish-ministri në qeverinë ‘Berisha’, Besnik Mustafaj paralajmëroi zhvillime të mëdha në politikën shqiptare.

Ai u shpreh i shqetësuar për atë që mund të ndodhë nesër në Kuvend, duke thënë se nëse opozita parlamentare do të votojë, do të jetë thjesht një shtojcë e Ramës, pasi do të humbasë moralitetin e konsiderimit si opozitë.

Pjesë nga intervista

“Komisioni i Venecias thotë se parlamenti nuk është legjitim. Për këtë nuk mund të ndryshojë Kushtetutën. Kushtetuta do të ndryshojë, sepse ne shohim një veprim të pamoralshëm dhe të paligjshëm nga kjo mazhorancë. Rama iu shkon deri në fund marrëzive të tij, ndaj dhe besojmë se edhe nesër do të përsëritet e njëjta gjë. Në kushtet e demokracisë askush nuk duhet të marrë vendim të njëanshëm. Unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që do të ndodhë nesër. Nëse e bën nesër, opozita parlamentare do të jetë thjesht shtojcë e Ramës, pra humbet gjithë moralitetin e konsiderimit si opozitë. Opozita e bashkuar, që gjendet jashtë parlamentit, është në një pozitë shumë të vështirë”.

Çfarë duhet bërë nga opozita e bashkuar pas 30 korrikut?

Ka pak gjëra për të bërë, përveçse të fillojë një lëvizje mbarëpopullore për referendum. Unë mendoj se do të kemi një vjeshtë pa stabilitet politik, që paralajmëron rritjen në maksimum të mosbesimit te institucionet dhe qeveria dhe do të kemi zgjedhjet e ardhshme, që do të jenë zgjedhjet më të këqija në Shqipëri.

Gazeta Sot