Beteja e votës, tri qarqet që vulosin 25 prillin
Beteja e votës, tri qarqet që vulosin 25 prillin
– 13/11/20
Tirana, Durrësi dhe Elbasani, duket se janë qarqet që do vulosin se kush do formojë qeverinë pas 25 prillit. Në një projeksion të gazetës “Mapo”, rezulton se opozita e bashkuar ka sot një avantazh të dukshëm ndaj të majtës.
Për ta thelluar fitoren akoma më tej, PD-së i duhet të rimarrë elektoratin e saj tradicional, të maksimizojë votat kryesisht në zonat urbane, por edhe në bastionet e saj si Shijak, Krujë, Durrës, apo në disa zona të Tiranës si njësia 8, 9, 10 dhe 11, dhe në Farkë e Kashar.
Në Elbasan, pavarësisht se koalicioni opozitar edhe sot është 14 mijë vota para, PD duhet të rikuperojë rreth 10 mijë vota në zonën urbane. Në zgjedhjet e fundit mori vetëm 11 mijë vota nga 21 mijë që ka marrë tradicionalisht.
A po vonohet Basha në përcaktimin e drejtuesve të qarkut dhe kandidatëve, dhe pse hezitimi mund të kushtojë…
Gazeta Mapo