Betohet Joe Biden, fjalët e para si Presidenti i 46 i SHBA

20 JANAR 2021

Joe Biden sapo bëri betimin si President i 46 i SHBA. Ai u betua para Kryetarit të Gjykatës së Lartë John Roberts.

Në mesditë, Biden do të bëhet zyrtarisht presidenti i 46-të i Shtetit të Bashkuar.

“Kjo është ditë historike, e shpresës. Amerikanët kanë arsye për të pranuar këtë sfidë. Zëri i njerëzve u dëgjua, kemi mësuar se demokracia është e çmuar dhe demokracia na ka prirë.

Ngjarje të dhunshme ndodhën në Kapitol ditë më parë, por ne dolëm të bashkuar për t’i lënë pas ato skena, dhe për të qenë  vendi që ne duam të jemi. Historia amerikane nuk varet vetëm nga një prej nesh, por prej të gjithëve, ne populli që e sollëm këtë vend deri këtu, e që kemi shumë punë përpara. Kemi shumë për të rregulluar, shëruar, ndërtuar dhe për të fituar.

Kemi pasur sfida të mëdha këtë vit, duke filluar që nga virusi që ka marë shumë jetë, janë humbur shumë punë, shumë biznese janë mbyllur. Ka shumë probleme që ne duhet të përballemi dhe t’i mundim,” tha Biden.

Gazeta Shqip