BH kërkon dorëzimin e tij për vrasje dhe terror. – Vuçiç e mbron hapur: Nuk e ekstradojmë, nuk do rri të dëgjoj teoritë që Serbia ka kriminelë lufte.
Foto: Dusko Kornjaça gjatë luftës dhe sot
BH kërkon dorëzimin e tij për vrasje dhe terror. – Vuçiç e mbron hapur: Nuk e ekstradojmë, nuk do rri të dëgjoj teoritë që Serbia ka kriminelë lufte.
21 gusht 2021
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se nuk do të ekstradojë në Bosnje të paditurin për krime lufte Dusko Kornjaça, komandanti i kohës së luftës i komunës Çajniçe, për të cilin Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër për vrasjet dhe persekutimin e joserbëve.
Kjo u konfirmua sot nga Vuçiç, i cili tha se Dusko Kornjaça është shtetas i Serbisë, ekstradimin e të cilit, sipas tij, e kërkon BH dhe “opozita pro-perëndimore”, por ai është një “mjek me reputacion”.
Ai gjithashtu foli rreth komenteve se mbron kriminelët e luftës duke thënë se ai nuk mbron asgjë por respekton disa parime.
“Unë nuk mbroj, por respektoj disa parime. Unë nuk do të dëgjoj më teoritë se Serbia ka më shumë kriminelë lufte” – tha Vuçiç
Aktakuza e ngarkon të akuzuarin Dusko Kornjaça për vrasje dhe terror në periudhën nga mesi i prillit 1992 deri në fund të qershorit 1992 në komunën e Shajniçes.
Dusko Kornjaça jeton lirisht në Novi Sad prej vitesh, ku punon si mjek në një poliklinikë.
Gazeta Dita