13 Nentor 2024
Biblioteka e Celsus në qytetin e lashtë të Efesit dikur ishte një depozitë e madhe e mbi 12,000 dorshkrimeve dhe qëndronte si një nga arritjet më të jashtëzakonshme arkitekturore të Perandorisë Romake.
E ndërtuar në vitin 114 te eres tone për të nderuar ish guvernatorin e qytetit, Tiberius Julius Celsus Polemaeanus, kjo bibliotekë ishte e treta më e madhe në botën romake, e tejkaluar vetëm nga bibliotekat e famshme të Aleksandrisë dhe Pergamumit.
Projektuar me një fasadë të ndërlikuar dykatëshe të zbukuruar me kolona dhe statuja Korintike që simbolizonin mençurinë, njohurinë dhe virtytin. Biblioteka ishte simbol i pasurisë intelektuale dhe kulturore.
Tragjikisht, një tërmet i fuqishëm në vitin 262 pas Krishtit rrezoi pjesën më të madhe të kësaj strukture madhështore në rrënoja.
Megjithatë, fasada e saj madhështore duron, duke qëndruar si një ikonë e dashur dhe një nga mbetjet më të fotografuara të antikitetit, duke tërhequr vizitorë të panumërt që mrekullohen nga bukuria dhe rëndësia historike e saj.