12 Gusht 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për katastrofë në Hawaii dhe ka zhbllokuar ndihmën federale për ishujt e shkatërruar nga zjarret.

Të paktën 36 persona kanë vdekur pasi zjarret e shpejta shpërthejnë në ishullin Hawai të Maui. Zjarret janë ndezur nga erërat e forta nga një uragan i largët, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur disa zona totalisht, shkruajnë mediat e huaja.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre, ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, por disa persona rezultojnë të zhdukur.