Bie bora e parë për këtë vit, ja vendet që zbardhi në Shqipëri. ARRSH: Kujdes makinat që kalojnë në këtë aks
Bie bora e parë për këtë vit, ja vendet që zbardhi në Shqipëri. ARRSH: Kujdes makinat që kalojnë në këtë aks
3 dhjetor 2019
Kanë filluar edhe reshjet e para të borës për këtë vit në Shqipëri.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga SHMU, ARRSH, tregojnë se si ka shtruar flokët e parë dëbora. Përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.
“Sapo filluan reshjet, u morrën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit raporton ARRSH.