Bien “gurë” nga qielli, stuhia e breshërit godet Kukësin
Bien “gurë” nga qielli, stuhia e breshërit godet Kukësin
10 KORRIK 2021
Qyteti i Kukësit është përfshirë nga stuhitë me erëra të forta dhe rrebeshe shiu e breshëri pasditen e së shtunës.
Reshjet kanë zgjatur në disa zona, ndërsa në zona të caktuara kanë qenë të shkurtra, por të vrullshme.
Pamjet që vijnë nga qyteti verior tregojnë kokrrat gjigante të breshërit që përlasen mbi çatitë e banesave dhe llamarinat e automjeteve me furi.
Ka disa raportime se në zonat rurale, reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella.
Gazeta Shqip