Bienalja e Hamburgut, piktorja nga Kosova fiton vendin e dytë. –
Bienalja e Hamburgut, piktorja nga Kosova fiton vendin e dytë. –
Gjatë muajit Gusht në Gjermani është zhvilluar Bienalja e Hamburgut, ku kanë marë pjesë 64 artistë nga vende të ndryshme të botës. Tema e aktivitetit ishte “Biodiversiteti, ndryshimet klimatike ekologjike, si dhe ndikimi në ekosistem”.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një piktore nga Kosova, Ardiana Shasivari Kika, e cila arriti të marrë vendin e dytë me pikturën e saj “Circle of Life”.
Piktorja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet kur dëgjoi të thirrej Kosova dhe emri i saj.
“Piktura ime ku shihet një flutur mes vorbullës, simbolizon njeriun në këtë çrregullim mjedisor ku kërkon pak ajër që të mbijetojë. Ajo që është karakteristikë dhe simbolike, është që fluturat kanë një rëndësi të madhe në ekologji sepse bëjnë polenizimin e frutave që do të kushtojë shumë në të ardhmen”, tha Ardiana Shasivari Kika.