21 Dhjetor 2023

Mediat në Çeki kanë konfirmuar se numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri në Fakultetin e Artëve është 11, përfshirë edhe autorin.

Ndërkohë raportohet për dhjetëra persona të plagosur, por 9 janë në gjendje të rëndë.

“Autori i sulmit është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia me herët në rrjetin X.

Ministri i Brendshëm Vít Rakušan mbërriti në vendngjarje. “I bëj thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes. Dua të qetësoj publikun, autori është eliminuar”, tha ai në një intervistë.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit.