Bill Gates: – Duhet të shohim atë që kemi mësuar nga kjo pandemi, sepse do të ketë një tjetër, kemi nevojë për 3 mijë ekspertë për…
Bill Gates: – Duhet të shohim atë që kemi mësuar nga kjo pandemi, sepse do të ketë një tjetër, kemi nevojë për 3 mijë ekspertë për…
– 16.02.21
Në vitin 2015, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates mbajti një fjalim në TED Talks gjatë të cilit paralajmëroi njerëzit se një virus infektues ishte rrezik më i madh për njerëzimin sesa lufta bërthamore ndërsa shtoi se qeveritë duhet të përgatiten me ekipe dhe sisteme të përgjigjes pandemike.
“Të gjithë duhet të shohim atë që kemi mësuar nga kjo pandemi, sepse do të ketë një tjetër” i tha Gates Jake Tapper të CNN.
Kur u pyet se çfarë administrata Biden mund të bëjë më mirë për t’u përgatitur për një pandemi, Gates theksoi nevojën për një grup global të ekspertëve të sëmundjeve infektive, më shumë testime dhe komunikim më të mirë me publikun.
“Ne kemi nevojë për një ekip ekspertësh, si 3,000 të tillë, që punojnë në sëmundjet infektive”, tha Gates. “Kur ka një aluzion për një pandemi, ata, me aftësitë e tyre të plota, do të lëviznin dhe do të përqendroheshin në këtë drejtim”.
Përveç një ekipi më të mirë, Gates tha se “mbikëqyrja më e mirë”, si testimi i shtuar, do të lejonte që SHBA të ishin më të përgatitura.
Një përmirësim tjetër do të ishte “lejimi i CDC ose ekspertëve të japin mesazhin për publikun, duke mos pasur frikë nga lajmet e këqija, në mënyrë që t’i bëjmë njerëzit të gatshëm”, tha Gates.
Gazeta Shqiptare