“Bishtat” e Macron dhe bishti i gjate i rrenave te Edi Rames me shengen ballkanik! –
“Bishtat” e Macron dhe bishti i gjate i rrenave te Edi Rames me shengen ballkanik!
Nga Bledian Koka.
18.10.2019.
Kryeplaku i Surrelit nuk zhgenjeu ne pritshmerite e njeriut qe fajin per deshtimin e shemtuar ne celjen e negociatave do tia mveshte tokes e qiellit vec vetes jo! Nje njeri i mpire sa nga deshtimi
aq nga stuperfacentet qe kish marre, brockulliti bajatshem refrenin e njeriut qe si kryeminister ka bere me shume sesa kushdo tjeter para tij ne prag negociatash. E verteta eshte se Macron kerkon nje sistem te ri vleresimi per vendet aspirante per ne BE dhe fort keq se ka. Modeli aktual i BE eshte ai zyrtareve qe me shume se standardi qe duhet te ruajne, i flet ne vesh “diplomacia e haviarit” qe u thote te mos shohin ate qe s’thuhet per c’ka ndodh ne nje vend si Shqiperia.
Pse mendoni se kur Romana Vllahutin mbyll hunde sy e veshe per drogen dhe Franca, Gjermania, e Hollanda nuk e shohin? Dyshoni se Soreca qe nuk raporton per korrupsionin e vjedhjen PPP-ve ne Shqiperi, per grabitjen e prones publike dhe vrasjen e shpreses se nje populli te tere, te njejtat vend nuk dine te numerojne numrin e larte te azilkerkuesve qe u mberrijne cdo dite me dere? E keqja sot eshte vetem nje njeri dhe ai eshte plaku i rregjuar i Surrelit qe ne grahmat e fundit politike, po e gremis edhe fatin e Shqiperise e shqiptareve ne honet pa kthim!
p.s…so please let’s stop this shit!
Huazuar nga FB: B. Koka.