Bistaku i rrushit dhe Dreri ne Kishen e Hotit, shek. IV, era jone.

Fatmira Nikolli – Arkeologu Gëzim Hoxha vjen në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” për të detajuar zbulimin e një kishe paleokristiane në Hot të Malësisë së Madhe. Ai flet për domethënien e gjetjeve arkeologjike dhe procesin e kristianizimit sikundër për raportin e zbulimeve mes jugut dhe veriut të vendit.

 

– Çfarë domethënie kanë bistaku i rrushit, drerit?
Prof. Gezim Hoxha: – Në përgjithësi për periudhën paleokristine, rrënjët e veta i ka në periudhat paraardhëse, por vjen me një interpretim të ri, sipas botëkuptimit kristian. Në rastin e gjethit të hardhisë, e bistakëve ë rrushit, janë burimi nga del vera, e në përgjithësi kuptohen si simbole të asaj që liturgjia kishtare njihet si eukaristia- përjetësimi i shpirtit. Ne e dimë që edhe sot buka e vera janë dy elemente më themelor të kësaj liturgjie. Për drerin ka interpretime të ndryshme, por është një kafshë që paraqitet shpesh në simbolikën paleokristiane, në gur të gdhendur, mozaik a në pikturë murale të kohës që është me rrallë. Dreri, ujku, bariu- shpesh i paraqitur në perfiguracionin e pastorit të mirë që është simbol i Krishtit. Jeta baritore, bukolike- siç e quajmë ne në gjuhën e arkeologjisë- është e paraqitur në skenat paleokristiane, në objekte të ndryshme. Në rastin tonë, në kishën e Hotit, është kryesisht në gur gëlqeror.

Shkeputur nga intervista e gazetares Fatmira Nikolli.