Sipas ekspertëve të ekonomisë, ligji për kriptomonedhat në Shqipëri ka rritur rrezikun për pastrimin e parave dhe mashtrimeve.

E ftuar në ‘Abc Live’, Brikena Kasmi pohon se hartimi i ligjit për kriptomonedhat në vendin tonë ishte hap i nxituar.

Kasmi thotë se kriptomonedhat janë minierë floriri për ata që pastrojnë para. Ndër të tjera ajo thekson se pastrimi i parave është kundër procesit procesit të integrimit.

“Pastrimi i parave është kundër procesit procesit të integrimit. Fusha e pastrimit të parave është fusha më e vështirë për ekonominë e një vendi. Ligji për kriptomonedhat (bitcoin). Kriptomonedhat janë pasuri virtuale të panjohura në sistemin financiar. Nuk morën përsipër që do të tingëllonin këmbana e alarmit në lidhje me zbatimin.

Pastrimi i parave gjenerohet gjithmonë nga vepra të paligjshme, droga, trafikimi etj.

Nga ana tjetër është një vepër penale që mbetet e pavarur. Pastrimi i parave është vepër penale me vete, është e pavarur. Personi që kapet ka një dënim me vete. Ne nuk presim që një person të jetë i dënuar dhe pastaj ta hetojmë për pastrim parash. Kriptomonedhat janë minierë floriri për ata që pastrojnë para.

Mendoj që hartimi i ligjit për kriptomonedhat ishte hap i nxituar, aspak në kohën e duhur, pasi vijmë nga një periudhë pandemie. Ligji lejon tregtimin, shitjen por jo prodhimin. Kriptomonedhat janë territor i pashkelur për organet e drejtësisë. Pastrimi i i parave gjenerohet nga pikëpamje të reja teknologjike që nuk parashikohen në ligj. Këshilli i Evropës bëri ndryshime themelore këtë vit në legjislacionin për pastrimin e parave, duke vënë në pjesën e monitorimit të thelluar politikanët që kanë avokatë dhe ekonomistë të mirë”, tha avokatja.

Gazeta Sot