Bizneset në ”krizë” për punëtorë. – Ndikim negativ në shumë sektorë të ekonomisë
542 vende vende të lira pune janë shpallur nga bizneset vetëm në ditë e para të janarit!
Kërkohen Jo vetëm Zanatcijtë, por dhe mjekë, mësues e profesionistë të teknologjisë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjensise Kombetare te Punesimit!
Kryesojnë kërkesat për specialistë IT, punëtorë në ndërtim dhe agjentë shitjes në Call Centera!
Bie në sy se më pak kërkesa ka për punëtorë në fabrika, në një kohë kur fasoneritë kanë ngritur si shqetësim mungesën e fuqisë punëtorë dhe humbje për shkak të zhvlerësimit të euros.
Ministri i financave pak dite me pare deklaroi se Shqiperia po hyn ne një faze te re te zhvillimit dhe orientimin e tregut të punësimit drejt shërbimeve.
Por teksa kerkesat nga ana e bizneseve eshte ne rritje per puntore, nga ana tjeter Insztat raportoi se jane 77 mije te papune qe jane regjistruar ne zyrat e punes,kryeisht ata nga mosha 15 deri 29 vjec
Mungesa e fuqise puntore te lire dhe te kualifikuar jep nje ndikim negative ne shume sektore te ekonomise kjo per shkak edhe te emigrimit.
Kete e vertetojne edhe shifrat e Instat qe raportojne nje pakesim te popullsise ne 50 bashkite e vendit.
Nga ana tjeter Ministri i Finacave Ervin Mete ne prezantimin e bilancit vjetor te 2023 u shpreh se synon qe brenda ketij viti niveli i papunesine te ulet ne 10%