BIZNESET NUK DORËZOJNË DOT BILANCET NË ‘E-ALBANIA’

30/07/2019

Ndryshimi i procedurave për dorëzimin e bilanceve ka vënë në vështirësi biznesin përfshirë edhe atë të vogël. Tashmë materiale duhet të paraqitet online në “e albania” dhe jo në QKB brenda datës 31 korrik, por një pjesë e madhe ka hasur në vështirësi teknike duke bërë që të mos paraqesin pasqyrat financiare vjetore. Kontabilisti Agim Binaj sqaron situata është kthyer në një shqetësim serioz për sipërmarrjet.

Binaj: Unë kam 18 ditë që punoj dhe në orarin zyrtar nga ora 08:00-16:00 është e pamundur të kalosh qoftë edhe një bilanc. Punonjëse e mija këtë punë e bëjnë në orët e vona të natës. Nga ora 01:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Binaj shprehet se i ka vënë në dijeni institucionet por përsëri nuk ka pasur asnjë reagim

Binaj: I kam thënë, që unë nuk them se ky program nuk është i mirë, por ju e kini të keqen tek serveri, dhe e keni konstatuar, edhe tek sistemi i transmetimit me shoqëritë e internetit, zgjidheni këtë punë.

Një tjetër ndryshim është dhe deklarimi i personit që do të mbyllë pasqyrat financiare. përmes kryqëzimit të të dhënave në mënyrë automatike evidentohet nëse ekonomisti është i regjistruar dhe nëse ka paguar sigurimet e tij. nëse rezulton se është firmosur në rrugë informale bilanci nuk ngarkohet. Ndërkohë Qendra Kombëtare Biznesit ka pranuar mbingarkesën në rrjet për shkak të aplikimeve të shumta. Sipas QKB-sëNumri i aplikimeve për bilancet financiare për vitin 2018, deri në këto momente është 17932, shifër kjo që përkthehet në mbi 70% të subjekteve.